Qeveria miraton rregullore të re për orarin e punës të zyrtarëve publikë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një rregullore të re për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve të administratës shtetërore.

Vendimi është miratuar me shumicë votash nga kabineti i Qeverisë së Kosovës.

Projekt-Rregullorja për Orarin e Punës dhe Pushimet e Zyrtarëve Publikë parasheh rregullimin e ri të orarit dhe pushimeve të zyrtarëve të administratës shtetërore.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka liruar nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër, profesionistët shëndetësor të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve shëndetësore angazhohen përkohësisht në këto institucione.

You may also like