Qeveria merr vendim për rregullimin e çmimit të barnave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për barna.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se vetëm Kosova dhe Bjellorusia nuk kanë pasur një ligj të tillë.

“Kosova tashmë po hiqet nga kjo listë. Projektligji ka për qëllim rregullimin e kostos që barnave që ajo të jetë e përballueshme dhe edhe më lirë sesa në vendet e rajonit”, është shprehur Vitia, njofton KlanKosova.tv.

“Sipas projektligjit çmimi në çdo barnatore do të jetë i njëjtë”.

“Përcaktimi i çmimit krijohet nga sistemi rregullativ në Republikën e Kosovës dhe buron nga prioriteti I qeverisë për të siguruar barna të nevojshme”, ka thënë Vitia para miratimit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like