Qeveria me Ligjin e Pagave synon t’i ndalë mjekët, udhëheqësit e mantelbardhëve paralajmërojnë ikje masive

by admin
Spread the love

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave Qeveria po synon që t’i motivojë mjekët
për të qëndruar në Kosovë. Por nga Oda e Mjekësve po thonë se do të ketë ikje
masive, sidomos nga sektori publik në atë privat.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësoi, Fatmire Kollçaku në një intervistë
për Shqip ka thënë se përmes Ligjit të Pagave do të korrigjohen pagat
sepse nuk janë të duhura çfarë duhet t’i ketë një profesionistë shëndetësor.

“Ajo çfarë po bëjmë është ti motivojmë mjekët të qëndrojnë fillimisht
sipas ndarjes së specializimeve sipas prioriteteve dhe nevojave të institucioneve.
Ne mendojmë që mjekët e rinj duhet të kenë kushtet e punës sepse nuk është
vetëm paga motiv”.

“Përmes ligjit të pagave do të korrigjohen pagat sepse ne e dimë që nuk
janë të duhura çfarë duhet ti ketë një profesionistë shëndetësor bazuar në
punën dhe përgjegjësitë që i ka. Ne mendojmë që pas pesë vjetësh kur një mjek i
përfundon të qëndrojë në vendit e pumës dhe mendoj që do ta shohin të ardhmen
në Kosovë sepse jemi të interesuar të investojmë në këtë sektorë”.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu pritet poashtu përshkallëzim i
ikjes së mjekëve nga sektori publik. Sipas tij, ndonëse vendi ka ligje të shkruara
mirë, po mungon zbatimi i tyre.

“Ne po gabojmë në sisteme në përgjithësi. Ne i kemi ligjet shumë të
mira por është dështimi në implementim të ligjeve. Unë pres përshkallëzim i
ikjes së mjekëve nga sektori publik”, tha Sejdiu.

Doktor Sejdiu shtoi se implementimi i gabueshëm i politikave nuk duhet të
mjaftohet vetëm me një shkarkim sepse janë bërë dëme të mëdha.

Sipas tij, për shkak të mos koordinimit të aktiviteteve ka ardhur deri te
themelimi i Komisionit Ekzekutiv, duke theksuar se kanë pritur shumë ndryshime
në lidershipin e ish-ministrit Rifat Latifi, raporton EO.

“Ne i kemi dhënë vërejtjet tona dhe konstatimi ynë ka qenë se nuk ka
një koordinim të aktiviteteve dhe si duket ky mos koordinim ka dërguar deri te
themelimi i komisionit ekzekutiv dhe ajo ka qenë çështja kryesore e mos
funksionimit të sistemit dhe në këtë rast është reflektuar çdo gjë te ish
ministri Latifi”.

“Ne kemi thënë se ish ministri Latifi ka pasur mjaft ide dhe ka qenë aktiv ne diskutimet tona. Pse ato nuk janë shndërruar në aktivitete vjen te problemi i koordinimit. Ne kemi pritur shumë ndryshime në lidershipin e tij. Çdo gjë ka dështuar. Çdo ministër që vjen nëse nuk bazohet në përvojat e shteteve të ndryshme që kanë kaluar këtë fazë funksionimit të një sistemi ai për mua është i dështuar”.

You may also like