Qeveria i jep urdhër Prokurorisë për t’u mbyllur gojën mediave, gazetarët kërcënohen me burg nëse publikojnë materialet e botuara nga hakerat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kur skandalet përfshijnë Shqipërinë dhe në të janë të përfshirë zyrtarë të lartë të qeverisë, gjithmonë goditet rëndë media. Rasti i fundit, janë materialet e botuara nga autorët e sulmit kibernetik, ku pas hakerimit të emaileve ka dalë zbuluar e gjithë qeveria. Si masë për t’i mbyllur gojën gazetarëve është marrë një vendim skandaloz nga Prokuroria e Tiranës, e cila me urdhër të qeverisë ka vendosur ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik, pasi janë tmerruar se mos dalin lidhjet e tyre me krimin.

Sipas prokurorisë është vendosur që asnjë e dhënë e botuar nga autorët e sulmit kibernetik të mos publikohet nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit të të dhënave që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik mbi sistemin TIMS të Policisë së Shtetit. Në rast të shkeljes së këtij vendimi, Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit do të nisë menjëherë hetimin në kuadër të procedimit penal Nr.5430/2022, për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

Ky vendim përbën një skandal të madh, duke qenë se asnjë nga gazetarët nuk i ka marrë forcërisht të gjitha materialet e publikuara, aq më pak t’i kenë vjedhur nga ambientet e prokurorisë, apo të shtetit. Gazeta “Sot” nuk po publikon akte, as ka vjedhur akte, por bën detyrën si media për të informuar lexuesin. Për të treguar se materialet e publikuara nuk shkelin asnjë të drejtë, e tregojnë edhe dy lajmet e raportuara për ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Të dhënat që kanë dalë sot se Basha, apo Kurti ka qenë në rrezik për jetën, nuk kanë qenë sekret, pasi të dy e kanë konfirmuar se i druheshin një atentati të mundshëm. Pra direkt lindin dyshime, se çfarë e frikëson Prokurorinë se do të dalë zbuluar nga këto materiale që disponohen tashmë nga të gjithë, ku nga faqja e internetit e Home Land Justice mund të merren sasi të mëdha të emaileve të dërguara dhe të pranuara, si dhe të emaileve të fshira të zyrtarëve të lartë shtetërorë, por edhe komunikimi elektronik i ambasadave të caktuara.

You may also like