Qeveria e RMV-së shkarkoi Spasovskin nga Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 119-të, në të cilën ndër të tjera janë marrë vendime për ndryshime kadrovike.

Marjan Spasovski është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutim të Sanksioneve.
Gjithashtu, Qeveria emëroi Vangelia Velevën për drejtoreshë të Shërbimit Pedagogjike, pas një shpalljeje publike të hapur më parë, në të cilën Veleva ishte e vetmja kandidate e paraqitur.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë Spasovskin në postin në DES-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje paralajmëroi ndryshimet në pozitën e lartpërmendur.


You may also like