Qeveria e RMV-së miratoi vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Kodrën e Diellit subjektit investues “TechnoAlpin”

by admin
Spread the love




Drejtori i Kodrës së Diellit, Adem Avziu, ka njoftuar se Qeveria e RMV-së sot miratoi Vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit” subjektit investues “TechnoAlpin”.

Avziu tha se “TechnoAlpiN” është lider botëror për prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale për vendskijime dhe si ekspert i mirënjohur në planifikimin dhe projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit në resorte të ndryshme botërore.

“Bëhet fjalë për investim total prej 186 milionë euro, që do të realizohet në 6 faza investimi, duke filluar nga viti 2023. Në fazën e parë të investimit, që do të zbatohet në periudhën 2023-2028 me një shumë investimi prej 55,117,000 euro, do të realizohet:

– Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse
– Dy shtigje të reja skijimi
– Instalim i sistemeve për borë artificiale
– Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim
– Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave
– Ndërtimin e rrugëve të reja qasëse
– Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4 yje
– Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit”, tha Avziu.
Ai shtoi se me këtë po manifestohet dhe jetësohet një ndër nismat më me rëndësi për vite me radhë.


You may also like