Qeveria e re rezultat i ”pazar 3 koalicioneve” – Shqip

by admin
Spread the love

NDRYSHIMET NË QEVERI JO PËR MIRËQENIEN E VENDIT

Ndryshimet e përbërjes së Qeverisë janë si rezultat “Pazar 3 koalicionit” e jo si pasojë e një marrëveshjeje stabile për zhvillimin e vendit – thonë nga VMRO-DPMNE-ja, sic njofton KlanM, duke shtuar se ndryshimet e reja janë bërë që të përmbahet qeveria në komë artificiale dhe të shpëtohen bizneset dhe tenderat për disa muaj më tepër nga dyshja Ahmeti – Kovaçevski.

“Derisa e muaj dakordohen, njerëzit vdesin për shkak të mungesës së ilaçeve, rritet inflacioni, kemi luftë të ftohtë me Bullgarinë. Sipas përbërjes së propozuar është e qartë se nuk janë dakorduar për cilësi, por për tenderë dhe biznese. Për Ministër të Drejtësisë propozohet vëllai i të dyshuarit për vrasje Dilaver Bojku. Zëvendëse e tij do të jetë Viktorija Madiq e njohur si Rashkovski I ri, për shkak se firma e dhëndrit të saj fiton tenderë mbi 4 milion euro nga institucionet e shtetit. Kjo është dëshmi se vendi po shkatërohet dhe se kjo qeveri nga Kovaçevski dhe Ahmeti mandatin e vetëm e ka për të vjedhur, por jo edhe legjitimitetin e popullit” – tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like