Qeveria e miratoi Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë

by admin
Spread the love




Qeveria sot në seancë ka shqyrtuar dhe miratuar Planin Kombëtar  për Energji dhe Klimë (PKEK) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili mbulon periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2030 dhe e përshkruan rrugën për realizimin e qëllimeve deri në vitin 2030.

“Si dhe Strategjinë për Zhvillim të Energjetikës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe  PKEK ka një qasje gjithëpërfshirëse dhe i mbulon pesë dimensionet më të rëndësishme të Unionit Energjetik Evropian, gjegjësisht dekarbonizimi (me dy segmente: emetimet e gazrave të qelqta dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë), efikasiteti energjetik, siguria në furnizimin me energji, rregullimi i tregut të brendshëm të energjisë, dhe kërkimi, inovacioni dhe konkurrueshmëria në fushën e energjisë dhe ndryshimeve klimatike”,  kumtoi pres shërbimi qeveritar.

 


You may also like