Qeveria e Kovaçevskit është qeveria e Bullgarisë dhe Shqipërisë – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria e Kovaçevskit është qeveria e Bullgarisë dhe Shqipërisë, jo vetëm qeveria e Maqedonisë, prandaj qeverisin me presion dhe shantazh. Kështu kanë konstatuar nga partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE.

Sipas kësaj partie, qeveria e vendit ka plotësuar çdo kërkesë të Shqipërisë dhe Bullgarisë.

“Disponimi antiqeveritar në popull rritet me çdo përpjekje të dhunshme të Kovaçevskit dhe LSD-së për të mbajtur veten artificialisht në pushtet. E dinë edhe në LSD e di edhe Kovaçevski. Kjo është arsyeja pse ata janë kaq nervozë. Kjo është arsyeja pse ata nuk dinë se kë të fajësojnë për politikën e tyre të dëshpëruar. Fillimisht goditën mediat, tani godasin anëtarët dhe deputetët e tyre që janë pro zgjedhjeve të parakohshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti akuzojnë pushtetin e spo kërcënojnë dhe shantazhojnë deputetët që janë kundër qëndrimeve qeveritare.

“Deputetët e tyre, të cilët e kanë të qartë se qeveria e Kovaçevskit mbahet me aparatura, janë nën presione dhe kërcënime serioze, direkte dhe indirekte nga ndërmjetësit, por edhe banditë dhe personazhet e nëntokës. Një numër në rritje i anëtarëve të LSD-së dhe zyrtarëve të tyre e kuptojnë se agonia me këtë qeveri mund të ndalet vetëm me zgjedhje të parakohshme. Ata shohin se LSD është kthyer në një varëse qeveritare të BDI-së dhe çdo ditë që Kovaçevski është në pushtet është keq edhe për LSD-në edhe për Maqedoninë”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Nga kjo parti thonë se kërcënuesit dhe ngacmuesit e deputetëve do të mbajnë përgjegjësi./KlanMacedonia

You may also like