Qeveria e Kosovës merr vendimin ndaj Rusisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tjetër shtet që pritet t’i vendosë sanksione Rusisë është Kosova. Ky është një nga vendimet që pritet të dalë nga mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovë.

Në mbledhje pritet të vendoset në përputhje me sanksionet që kanë vendosur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Këshilli i BE-së. Ky propozim vendim ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ditën e djeshme, presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti një fjalim mbi situatën në Ukrainë, ku dënoi Rusinë për fillimin e sulmit ushtarak të enjten dhe njoftoi sanksione të reja të forta dhe kufizime për atë që mund të eksportohet në Rusi.

You may also like