Qeveria e goditi sistemin, shqyrtimi i rasteve do të ngadalësohet – Shqip

by admin
Spread the love

Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manja në një konferencë për medie tha se me vendimin për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve, Qeveria i dha goditjen më të rëndë sistemit të drejtësisë, raporton Shqip.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vetmja në botë që në kohë të inflacionit i zvogëlon pagat. Kjo tha ai do të ndikojë në ikjen e prokurorëve e gjyqtarëve nga sistemi si dhe ngadalësimin e trajtimit të rasteve.

“LDK-ja e kundërshton uljen e pagave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Qeveria i dha goditje sistemi të drejtësisë, në momenti kur ishim në pritje të rritjes së pagave”

“Kjo është Qeveria e vetme në botë që në kohë të inflacionit i ul pagat, kjo është një nga goditjet më të rënda. Vendimi skandaloz cenon punën edhe ashtu të cenuar. Ulja e pagave nënkupton ikjen nga sistemi i drejtësisë, nënkupton ngadalësimin e trajtimit të rasteve”.

Lexo lajme interesante

You may also like