Qetsori ‘futet’ në lojë: Ta sulmojmë Luizin tani që është i plagosur. Dea e kundërshton: S’është e drejtë!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli është shfaqur shumë i mërzitur këto dy ditë. Pas largimit të Kiarës nga shtëpia e Big Brother VIP mbrëmjen e së shtunës, të gjithë banorët kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë, përveç këngëtarit.

Gjatë momenteve që ai nuk ishte i pranishëm në tavolinë me ta, ish-fituesi i Big Brother 2, Qeteor Ferrunaj u ka sugjeruar banorëve të tjerë që ta sulmojnë Luizin, pasi me largimin e Kiarës nga shtëpia, ai është i plagosur.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Dea Mishelit, e cila e ka kundërshtuar idenë e tij, pasi nuk e sheh të drejtë që ta sulmojnë në këtë moment që ai ndihet emocional.

Pjesë nga biseda: 

Olta: I thashë unë jo

Qetsori: Edhe ti the jo

Dea: Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Të sulmojmë Luizin ndërkohë që është emocional?

Qetsori: Jo, po them…

Dea: Ta lëmë të plagosur?

Qetsori: Po normal!

Dea: Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë?

Olta: Shumë i qartë ishte

Qetsori: Pse nuk e kuptove ti? Pse e bën 2 herë pyetjen

Dea: S’më duket aq e drejtë pra

Qetsori: Tani Reality është, ta marrë e mira!

You may also like