Qeti i drejtohet “Torcidës” – Bota Sot

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gati katër dekada që frymojnë! E kush tjetër përveç tifozeria “Torcida” e famshme nga qyteti i Mitrovicës, krahu më i fuqishëm i Trepçës në të gjitha sportet.

”Torcida” u themelua me 20 mars të vitit 1984!

Në vitet e arta të futbollit, hendbollit, basketbollit, boksit e etj.

“Torcida”

Shefi i “Torcidës”, Shefqet Begu – Qeti, është krenar me këtë tifozeri, me të zjarrtën jo vetëm në Kosovë. 

Një tifozeri që nuk e ka shoqin në vend. 

 “Urime 39 vjetori ‘Torcidë’!

Nesër bëhen 39 vite që nga dalja e parë publike e tifozërisë së parë Shqiptare ‘Torcida!

39 vite kaluan shpejt dhe që nga 20 marsi i vitit 1984 ne krijuam jo vetëm një tifozëri por një familje, një familje të madhe e cila ishte e para dhe më e suksesshmja shqiptare, një familje e cila nuk njihte kufij por ishte gjithmonë aty duke i përkrahur klubet e qytetit dhe kombëtaren. 

E sot, unë dua t’i falënderoj të gjithë anëtarët e kësaj tifozërie që nga viti 1984 e deri më sot, faleminderit që më përkrahët dhe mbështetët qysh nga krijimi i kësaj tifozërie, faleminderit gjeneratave të reja të cilët po e vazhdojnë traditën tonë atyre që do të vazhdojnë të tregojnë gjithmonë se ne jemi të parët dhe më të mirët! 

Urime ‘Torcidë’! Jam krenar që kam formuar një tifozëri të tillë, një familje që do të shtohet çdo vit dhe nuk do të shuhet kurrë.

Urime Mitrovicë!”, ka shkruar Qeti në profilin e tij në facebook.

You may also like