Qetësohet Milani, Ibrahimovic është gati për derbin kundër Interit

by admin
Spread the love

Frymëmarrje për Milan. Lëndimi i Zlatan Ibrahimovic në ndeshjen e fundit të luajtur atë ndaj Juventus është më i lehtë nga sa u mendua. Gjiganti suedez la lojën pas 30 minutash pasi ndjeu dhimbje në tendinën e Akilit, duke rikthyer makthin e këtij dëmtimi që i është shfaqur për tre sezone me rradhë.

Ekzaminimet më të fundit përjashtojnë mundësinë e tërheqjes së tendinës dhe konfirmojnë vetëm inflamacion në zonën e thembrës. Mjekët japin lajmin e mirë për Stefano Piolin që tani mund bëjë plane për derbin kundër Inter edhe me Zlatan Ibrahimovic të përfshirë.

40-vjeçarin për momentin po stërvitet i diferencuar edhe sepse stafi mjekësor i druhet përsëritjes së shqetësimeve që Ibra pati në fillim të sezonit në të njëjtën gjymtyrë.

Sulmuesi i Milan do të vazhdojë të përgatitet veç nga grupi tjetër kuqezi ndërsa do të vlerësohet ditë pas ditë gjendja deri më 5 shkurt atëherë kur djalli do të luajë sfidën për titull kundër Inter në San Siro. /Oversport.tv

You may also like