Qetësohen tifozët e Argjentinës, Messi nuk ka dëmtim për Kupën e Botës

by admin
Spread the love

Një lajm i bujshëm u publikua mbrëmjen e se shtunës vetëm 1 dite përpara startit zyrtar të botërorit “Katar 2022”.

Ylli i kombëtares së Argjentinës Leo Messi pësoi një dëmtim gjate stërvitjes dhe në seancën e radhës u pa i veçuar nga grupi dhe nën kujdesin e stafit mjekësor. Gjithashtu 34-vjeçari nuk u ingranua në veprimet me topin me shokët e skuadres.

Sulmuesi i PSG kreu vetëm disa ushtrime të karakterit atletik me përgatitësin e ekipit, por edhe kjo tentative nuk zgjati shumë.

Megjithatë mediat argjentinase konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për diçka serioze. Stafi mjekësor nuk ka dashur të rrezikoje dhe e ka ndaluar yllin e kombëtares që të merrte pjesë me intensitet të plotë në stërvitje.

Tek Argjentina nuk kanë munguar problemet me dëmtimet pasi nga Katari janë larguar tanimë Gonzalez dhe Correa.

Messi luan botërorin e tij te fundit në karrierë dhe një mungesë e mundshme do të ndikonte jo pak në imazhin e kësaj Kupe Bote, aq më tepër që është konfirmuar mungesa e fituesit të “Topit të Artë”, sulmuesit të Francës, Karim Benzema. /oversport.tv

You may also like