“Qesha shumë kur bënin moral…”, Rudina Dembacaj komenton “trekëndëshin” Bora-Donald-Beatrix

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë gjithë këtyre ditëve, kryefjala e rrjetit ka qenë treshja Bora- Donald- Beatrix dhe situatat e ndryshme të ndodhura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Megjithëse pati një takim romantik me Borën në javën e dytë të emisionit, shkëmbeu një puthje, i tregoi se ende kishte ndjenja për të megjithëse ishte konfuz për të ardhmen e marrëdhënies, i dhuroi varësen e tij në datën e trevjetorit të lidhjes, Donaldi sërish i habiti shqiptarët.

Pas daljes së Semit nga shtëpia, mikeshës së ngushtë të Borës, ai shfaqi një afrimitet të madh me këngëtaren Beatrix Ramosaj, po ashtu konkurrente në reality-show.

Madje, gjatë puntatës së kaluar të emisionit, Donaldi u shpreh se kjo ishte ajo që donte (marrëdhënia me Beatrix), pavarësisht se nuk i kishte dhënë asnjë shpjegim Borës. Për më tepër, ata u puthën mbrëmë për herë të parë.

Nga ana tjetër, Bora jashtë shtëpisë e kishte bërë të qartë disa herë në deklaratat e saj publike që ishte në pritje të daljes së Donaldit nga BB VIP, për të sqaruar raportin e tyre.

E gjithë kjo situatë ka bërë lëmsh rrjetin, ndërkohë që personazhe të njohur të ekranit kanë komentuar gjithashtu rastin e këtij “trekëndëshi”.

Aktorja Rudina Dembacaj s’mund t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me këtë situatë.

“Në fakt qesha shumë kur ca njërëz bënin “moral” kundër Donaldit ndërkohë që unë i njoh nga afër e s’kan lënë gjëëëë… Qesha me lot.
Bora yll.
Trixa yll.
Donaldi gjithashtu super djalë, e njoh që 19 vjeç. Ku di unë tani”- është shprehur aktorja, pa përmendur emra për ‘moralistët’.


You may also like