“Qershia e tavolina jonë, Ika nënë! Me vete mora veç fletët prej ari”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ramë Lahaj ka përlotur fansat dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një dedikim për nënën e ndjerë.

Nëna e tenorit të njohur shqiptar ndërroi jetë në muajit gusht të këtij viti, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, Lahaj ka postuar një fotografi të oborrit të shtëpisë ku shihet edhe tavolina nën hijen e pemës së qershisë ku përmes shkrimit tregon se aty ka qarë hallet me nënën e tij.

Ai ka emocionuar me shkrimin prekës që ka bërë duke kujtuar njeriun më të shtrenjtë që kishte në jetën e tij e që nuk është me të.

Lahaj shtoi tutje se nuk kishte forcë as për të vizituar dhomën e saj e më pas iku duke marë vetëm gjethet ngjyrë ari të qershisë.

Postimi i plotë i tij:

M’kish tha malli me i ngu hallet tua ndër qershinë tonë, që ja kemi besu tan sekretet jetësore, ku e kemi nda gëzimin e idhnimin bashkë. Mezi e mblodha forcën me t’ardhë n’oborr tuj e ditë që ma s’je aty. Qershia e tavolina jonë ku kemi kajt e keshë bashkë ishte mbulu prej ari.
Tamam nuri yt nanë!
Sot nuk mu ankove as qysh reuma s’të la kurrë me flejtë rehat, as qysh diabeti po ti merr sytë e kamt, përditë e ma shumë. Shpesh ma ke bo rrafsh, që mos me m’ngarku me hallet tua.
Por sot, s’bone mirë që një llaf s ma the!
Dushku prej ari sot m’dukej shkret pa ty. Tan ato ngjyra vjeshte qe m’priten në vendin tand për mue ishin bardh e zi sot. Nuk pata forcë me hy n’dhomë tane.
S’jam aq i fortë sa ti ke menu!
Ika si hajn pa guxu me e pi një kafe në njanin prej filxhanave t’tu, rreth të cilit kemi kujtu shpesh rrugëtimin tand jetësor të cilin vetëm një nenë shqiptare si ti mund ta mbante mbi supe.
Ika nenë!
Me vete mora veç fletët prej ari t’qershisë tonë.


You may also like