Qëndrim të përkohshëm në Maqedoninë e Veriut edhe për 67 shtetas të Afganistanit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Qeveria ka bërë të ditur se një grup prej 67 afganë të ri janë strehuar përkohësisht sot në Maqedoninë e Veriut.

“Duke vazhduar rolin e saj aktiv si vend solidar, Maqedonia e Veriut u siguroi atyre një qëndrim të përkohshëm deri në largimin në një vend të tretë. Ky është pjesë e një operacioni ndërkombëtar për të ndihmuar një popullsi demokratike afgane në rrezik nga talebanët. Pas uljes është kryer procedura standarde me kontroll sigurie dhe mbrojtje dhe test PCR. Civilët do të strehohen përkohësisht në Shkup, ndërsa shpenzimet do të mbulohen plotësisht nga organizatat ndërkombëtare”, thonë nga Qeveria.

 

 


You may also like