Qendra sportive “Bazel 2015” një freski për rrethinën e Kaçanikut

by admin
Spread the love

Perspektiva e bashkatdhetarit tonë nga Tafersi i Zvicrës, Ahmet Shora, dukej e zbehtë në vendlindjen e tij në fshatin Biçec të Kaçanikut. Pasi kreu shkollën e mesme ekonomike, si 20-vjeçar ia mësyu rrugëve të mërgimit për një jetë më të denjë njerëzore. Kështu pra, në vitin 1989, pas shumë percipecive në pikën doganre, ai hyri në Zvicër duke siguruar fillimisht një kontratë tremujore të punës dhe duke punuar me dokumente të rregullta deri në vitin 1993.

Pasi atëbotë në Kosovë fitohej më tepër, ai u kthye përkohësisht në vendlindje, që më pas në vitin 1997 të rikthehej sërish në Zvicër e të vazhdojë me punë të rregult deri në vitin 2008, informon portali Shtegu. Pas kësaj, ai zhytet me sukses në biznesin e patundshmërive në Zvicër ku punoi deri në vitin 2015. Duke dashur që të ndihmojë sadopak vendasit e vet në Kosovë për zbutjen e papunësisë, Ahmeti në vitin 2015 do të hapë Qendrën sportive “Bazel Sport” në Elezaj të Kaçanikut, një qendër grandioze dedikuar rinisë së Kaçanikut.

Kjo qendër posedon fushë futbolli të mbuluar me panellë, fushë futbolli të jashtme, objekt përcjellës me standarde europiane e sipas normave të FIFA-s (ambulancë, zhveshtore, kamp për nxënës), sallë të konferencave e restorant. Kompleksi posedon edhe pishina publike e lojë sportive “paint ball”.

Përndryshe, kjo qendër sportive e ka edhe Akademinë e futbollit “Bazeli 2015” që në gjirin e saj e ka ekipin femëror të futbollitqë garon me sukses në Superligën e Kosovës. Duhet theksuar se ekipi U-17 i KFF Bazeli 2015 është shpallur kampion i Kosovës për vitin 2022.

You may also like