Qendra Shtetërore e Provimeve pezullon grevën, matura shtetërore do të mbahet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve ka njoftuar se ka vendosur që të pezullojnë grevën.
“Punonjësit e Qendrës Shtetërore të Provimeve, si ekspertë të fushës dhe persona me integritet të lartë dhe me përgjegjësie sociale, kanë vendosur të shtyjnë betejën për të drejtat e tyre për një jetë dinjitoze në favor të së ardhmes suaj. Me këtë njoftim greva është pezulluar!”, thuhet në mesazhin e SODIC për maturantët.
Ata i kanë dërguar mesazh ministrit të Arsimit, Jetoin Shaqiri, se me tentimin për të realizuar maturën shtetërore pa ata, ka mundur t’i dëmtojë maturantët.


You may also like