Qendra e pemëve në SHBA përgatitet për Krishtlindje me dërgesën e 1,400 bredhave (fotot)

by admin
Spread the love

Një biznes pemësh Krishtlindeje në New Hampshire mori sot një dërgesë të madhe bredhash në përgatitje për sezonin e festave.

Në pamjet e publikura shihen punëtorët që shkarkojnë 1,400 pemë dekorative në dyqanin në  Nashua, i cili shet pemë më shumicë e pakicë, çdo sezon.

Drejtuesi Illan Kessler, tha se qendra e tij qarkullon rreth 80 000 bredha në vit:
“Pemët në vijnë nga vende të ndryshme, nga provinca të ndryshme, për shembull ky kamioni këtu është nga Kebek në Kanada”.

“Ai kamioni që po largohet atje është nga Maine, ndërsa këto kurorat këtu vijnë nga Oregon”, thotë Kesler.

“Këto produkte që vijnë në imjantin tonë shkarkohen, seleksionohen dhe rishpërndahen në shitës të tjerë”.

“Çmimet janë ngritur prej llogarive të thjeshta ekonomike të kërkesës e furnizimit. Këtu në rajonin tonë nuk ka shumë fermerë, prandaj ka më shumë kërkesë sesa furnizim”.

“Pastaj kemi dhe inflacionin që e bën gjithçka më të kushtueshme.”

“Ky është një biznes intensiv, kalon gjithë vitin duke u përgatitur dhe më pas të gjitha gjërat lëvizin menjëherë, mund të jetë shumë sfiduese”, thotë organizatori.