Qenan Aliu: ASH në qeveri vetëm për interesa e jo për integrime

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Analisti politik, Qenan Aliu në emisionin Klan Debat deklaroi se LSDM dhe BDI e ftojnë ASH-në në qeveri për interesa të tyre, ndërsa edhe kjo e fundit do t’i kyçet shumicës për interesa të saj partiake e jo për të ardhmen evropiane të vendit, siç po përpiqen, sipas Aliuu, ta prezantojnë në opinion.

Aliu shtoi se ASH në qeveri nuk hyn për të arritur numrin e 80 deputetëve, por për ta ruajtur numrin 61, përcjell Klan MAqedoni.

“Shumica aktuale nuk i ka 61 vota… Konstelacioni i forcave aktualisht, sipas një analize timen, është 60 me 60. Nëse deputetë e ASh-së nuk bëjnë kuorum Parlamenti nuk mund të funksionojë”, tha mes tjerash analisti politik, Qenan Aliu./KlanMacedonia







Artikulli paraprakKosova nis një kontigjent të FSK-së drejt Turqisë




You may also like