Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri teksa ishte brenda një makine në zonën e Via Saorgio në Torino të Italisë.

I plagosuri është një shtetas shqiptar 48-vjeç me banim në Chieri, i cili thuhet se është në gjendje të rëndë. Ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Të shtënat u regjistruan rreth orës 11:30 të mëngjesit të sotëm. Autori që qëlloi menjëherë iku në këmbë drejt Corso Grosseto, ai kishte qëlluar tre herë, ndërsa dy prej plumbave prekën trupin e të plagosurit.

Fillimisht disa dëshmitarë  i kishin parë të dy peronat të grindeshin me njëri-tjetrin.

Vëllai i personit të plagosur që kishte mbërritur me të në makinë, një Fiat Panda, ishte dëshmitar i tentativës së vrasjes. Për hetuesit, ky është dëshmitari kryesor i asaj që ndodhi./Opinion.al

You may also like