Qëllohet me armë koloneli misterioz që barte çantën e Putinit me kodet e armëve bërthamore

by admin
Spread the love

Koloneli misterioz që tërë kohën barte çantën e presidentit rus Vladimir Putin brenda të cilët gjenden kodet e armëve bërthamore, është qëlluar me armë në shtëpinë e tij në afërsi të Moskës, shkruan Mirror.

Vadim Zimin, 53-vjeç, është gjetur me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në kuzhinën e shtëpisë së tij në Krasnogorsk në rajonin e Moskës.

Ai është në gjendje kritike dhe është i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv. Për opinionin ai njihet si burri misterioz apo koloneli rus, që barte vazhdimisht çantën e presidentit rus që ka kodet për lansimin e armëve bërthamore.

Koloneli i pensionuar i Shërbimit Sekret rus i njohur si FSB, ka qenë i angazhuar ekskluzivisht për bartjen e çantës së Putinit që gjithmonë qëndronte pranë liderit rus.

Këtë detyrë e kishte kryer edhe në kohën e ish-presidentit rus Boris Jelcin. Karrierën më pas e vazhdoi në Shërbimin Sekret, ku me ardhjen e Putinit në pushtet u rikthye me gradën e kolonelit që do të ruante çantën e kodeve të armëve bërthamore.

Në kohën e sulmit, gruaja e tij, punonjëse e shërbimit mjekësor nuk ishte në shtëpi, pasi shërbente tek ushtarët e plagosur të Putinit në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Ai akuzohej për mitmarrje pasi së fundmi kishte kaluar në shërbimin doganor, kurse për shkak të këtij veprimi ishte në arrest shtëpiak në momentin kur u sulmua.

Ishte pikërisht vëllai i tij që në ato momente gjendej në tualet, që e gjeti të plagosur. Në vendin ku është kryer sulmi është gjetur një revole e modelit Izh 79-9TM që duket se është përdorur për këtë sulm.

Rruga Press

You may also like