Qau me ngashërim pas eliminimit të Amosit, ish-e dashura e aktorit thumbon Oltën (FOTO)

by admin
Spread the love

Amos Zaharia la përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania mbrëmjen e kaluar. Publiku vendosi që mes dhjetë të nominuarve të dilte aktori i njohur, teksa shansi i dytë për të, që ishte ‘bileta e kthimit’ lexonte vetëm ardhje.

Dalja e Amosit nuk u prit aspak mirë nga mikja e tij Olta Gixhari, e cila qau me ngashërim pasi Arbana zbuloi emrin e të eliminuarit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Kjo gjendje e Oltës është komentuar gjerësisht në rrjete sociale, jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga njerëz të njohur në median rozë.

E një prej personave që nuk ka humbur rastin për të komentuar këtë moment ishte edhe ish-e dashura e Amosit, Gigliola Haveriku. Kjo e fundit, gjatë natës së ‘Prime-t’ ka bërë disa reagime thumbuese për Oltën, për të cilën thotë se kjo e fundit nuk ka qarë kaq shumë as kur ka dëgjuar letrën e bashkëshortit.

“Olta më shumë qau tani se kur dëgjoi letrën e burrit. Hajt o goc se do të ketë biletë kthimi!”, ka shkruar Gigliola në një postim në rrjete sociale, teksa kujtojmë se aktori nuk kishte biletë kthimi. Gjatë spektaklit, Amos u surprizua edhe nga i ati, në një takim mjaft emocionues për të.

You may also like