Qalaj për aksionet e djeshme të PK-së: Është brengosëse shifra e lëndëve narkotike, Kosova po përdoret si vend transit

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës dje ka zhvilluar dy aksione në lokacione të ndryshme, bastisje e kontrolle në disa lokacione në Ferizaj si dhe në veri të vendit, Izvor, ku vlera e drogës së konfiskuar ka rezultuar në vlerë 6 milionë euro ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.

Lidhur më këtë ish-drejtori i Policisë së Kosovës, njëherësh deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë për Ekonomia Online tha se aksionet e Policisë së Kosovës janë të duhura dhe të suksesshme.

“Unë mendoj që është aksion i duhur. Realisht Policia
e Kosovës në vazhdimësi është duke punuar në luftimin e krimit të organizuar në
vend dhe aktiviteteve të tjera. Mendoj që edhe operacioni që ka ndodhur dje në
pjesë të veriut të Kosovës e po ashtu edhe në Ferizaj ka qenë një operacion
shumë i suksesshëm. Duhet vazhduar sa më shumë për shkak se Policia e Kosovës
në mënyrën më të mirë të mundshme i kryen shërbimet në vend vetëm me operacione
të tilla dhe me suksese të tilla”

Qalaj tha se Policia e Kosovës me aksione të tilla duhet të
operoj në të gjithë territorin e vendit.

“Policia e Kosovës e mbulon tërë Kosovën dhe duhet të
veproj në tërë Kosovën”.

Qalaj thekson se shifrat të cilat rezultuan nga aksionet e
djeshme janë për tu brengosur, e që kjo e dëshmon se Kosova është pjesë e
trafikut të narkotikëve e që persona të caktuar e përdorin Kosovën si vend
trazit.

“Po është brengosë se për shkak se kjo shifër dëshmon
që Kosova është pjesë, më vjen keq ta them po e trafikut të narkotikëve të
cilat kriminelët, personat e dyshuar e përdorin Kosovën si vend transit. Mendoj
se ne të gjithë si shoqëri po ashtu edhe Policia e Kosovës duhet t’i rrisim
kapacitetet në vazhdimësi që sa më pak të ketë prezencë të narkotikëve në vend.
Në anën tjetër tregon një përkushtim të Policisë së Kosovës në luftimin e
krimit të organizuar”

Tutje Qalaj thotë se PK ka bashkëpunim të mirë edhe me
policitë rajonale e se vetëm në këtë mënyrë mund të ketë suksese.

“Asnjë polici në botë nuk mund ti luftoj këtë dukuri meqenëse zakonisht narkotikët, kur të flasim për luftimin e narkotikëve duhet të flasim patjetër edhe në bashkëpunimin ndër policorë që mund të bëhet qoftë rajonal apo edhe më gjerë. Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë, ka partnerët e saj strategjik dhe po ashtu ka një bashkëpunim të mirë me shumicën e Policive në rajon dhe besoj që vetëm duke bashkëpunuar policitë mund të ketë sukses. Mos të harrojmë që krimi i organizuar nuk ndodh vetëm në një shoqëri mirëpo ndodh zakonisht në shumë shtete të cilat janë viktimë e kriminelëve të ndryshëm”.

You may also like