Pyetje që njerëzit e kulturuar nuk i bëjnë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aftësia për të hyrë
në muhabet është një aftësi e mirë që ju vlen si në punë ashtu edhe në jetë, por
ndonjëherë edhe njerëzit e sjellshëm pa dashje bëjnë pyetje që mund të
shkaktojnë refuzimin e një bashkëbiseduesi dhe dëshirën për të mos folur.

Dhe shumë shpesh nuk është e qartë se
ku qëndron problemi.

Ja se cilat
janë pyetjet që njerëzit u bëjnë të panjohurve në biseda më shpesh.

Ne zgjodhëm
ato që ju duhet të shmangni, veçanërisht nëse doni të mbani kontakte të mira
dhe të bëni një bisedë të mirë.

1. “Mami yt është kjo?”

Nëse nuk e dini me
siguri se çfarë lloj marrëdhënieje kanë njerëzit që keni përballë, ju nuk duhet
të hamendësoni dhe të jepni variantet.Është e mundshme që
bashkëbiseduesi juaj të largohet nga pyetje të tilla si:

“A është nëna juaj / motra / vëllai / biri
juaj?”

“A keni lidhje familjare?”

Ju mund të ngatërroni gabimisht një
motër më të madhe me nënën, ose t’i quani njerëzit që nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin
të afërm. Ngjashmëria me njëri-tjetrin mund të jetë një ofendim i madh për ta.

Është shumë më e
thjeshtë dhe më e sjellshme për të dalë në përfundimin se çfarë statusi
marrëdhënieje kanë personat që keni përballë duke parë sjelljen, mënyrën dhe
bashkëbisedimin e tyre.

2. “Sa kohë keni së bashku?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829260-46027310-63c9c0183364cda22fb42308751d36fdbf413185-1500-1-1545991832-728-32e9147584-1546374457.jpg

Njerëzve u pëlqen të
flasin për marrëdhëniet e tyre dhe marrëdhëniet e të tjerëve.

Sidoqoftë,
nëse bashkëbiseduesit tuaj nuk po e ndajnë me të tjerët statusin e marrëdhënies
së tyre, më mirë mos pyesni se prej sa kohësh janë së bashku dhe nëse janë
martuar apo jo.

Njerëzit që keni përballë mund të
rezultojnë të jenë thjesht miq që kanë vendosur të vijnë së bashku në festë.
Pyetjet rreth martesës mund të jenë të pakëndshme për çiftet që kanë
mosmarrëveshje në këtë temë.

3. “Kur do të bëheni me fëmijë?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829310-46032460-ec2d107d9e6d58840a4dd9f2cda50e18590fad42-1500-1-1545992128-728-32e9147584-1546374457.jpg

Këtu janë
disa pyetje të tjera që bëni mirë t’i shmangni:

A keni fëmijë?”

“A je shtatzënë?”

“A dëshironi djalë apo vajzë?”

Ne mund t’ju sigurojmë që çdo nënë me
shumë fëmijë pyetet vazhdimisht: “A janë të gjithë këta fëmijë
tuajët
?” Kjo me gjasë e bën atë të xhindoset!

Një pyetje për të
pasur fëmijë mund të fyejë çifte pa fëmijë dhe t’i mërzisë ata që nuk mund të
kenë një fëmijë. Përveç kësaj, tema e shtatzënisë
mund të tingëllojë si një ngacmim ose një aluzion për të qenit mbipeshë.

Nëse bashkëbiseduesi juaj ka me vete
fëmijët, është më mirë ta pyesni për gjërat që atyre ju interesojnë dhe nëse
janë pa fëmijë, është më mirë të gjeni një temë më neutrale për bisedën tuaj
fillestare.

4.
“A do të qëndrojë përgjithmonë?”

Natyrisht,
njerëzit kanë më pak gjasa të flasin për probleme shëndetësore të dukshme dhe
të dallueshme të bashkëbiseduesit të tyre, por shpesh bëjnë pyetje të parëndësishme
rreth veçorive të paraqitjes së një personi si:

A ishte e dhimbshme?”

“A është e vertetë?”

Shumë pak njerëzve iu duket interesante
t’u tregojnë të panjohurve për tatuazhet e tyre, piercing dhe flokët e tyre
rasta. Për më tepër, nuk duhet t’i prekni kurrë
njerëzit e tjerë ose sendet e tyre, kjo është një shkelje e hapësirës
personale.

Pyetja rreth procedurave kozmetike që
një person ka kryer nuk është gjithashtu një tregues i sjelljes së mirë.

Edhe nëse jeni i sigurt se personi
përballë jush është nxirë në solar, ju nuk duhet t’a pyesni për adresën e
sallonit. Ndoshta ky person dëshiron të pretendojë se kjo është ngjyra natyrale
e lëkurës dhe pyetja juaj mund t’ia prishë humorin.

5. “Çfarë të duhet?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829410-38361860-82071c84fa3d0cd5fdba1e026dc1bb7909d8a522-3000-1-1545305467-728-32e9147584-1546374457.jpg

Hobitë janë një temë
e mirë për biseda të vogla. Kjo mund t’ju ndihmojë të bëheni miq të mirë me
njerëz të rinj. Megjithatë, ka edhe një varg pyetjesh që mund të vënë në siklet
një bashkëbisedues.

Për shembull, pyetja pse një personi i
duhen 5 qen ose pse ata kanë një hobi aq të shtrenjtë nuk është aspak një
pyetje e këndshme. Bashkëbiseduesi juaj mund të mendojë se i konsideroni hobitë
e tyre budallallëqe.

6. “Sa e ke rrogën?”

https://shkollaesuksesit.com/wp-content/uploads/2019/01/8829460-46040310-ff4b2b7d358758c0a0afef5eae68596ee77959a1-1500-1-1545992433-728-32e9147584-1546374457.jpg

Shumë njerëz i
pyesin bashkëbiseduesit e tyre se sa e kanë rrogën dhe kur nuk marrin një
përgjigje, ata mund të përpiqen të gjejnë se sa fitojnë ekspertë në këtë fushë
në përgjithësi.

Për më tepër, njerëzve nuk më pëlqen të
pranojnë se paga e tyre nuk është aq e lartë dhe ata thjesht e pëlqejnë punën e
tyre. Ose se nuk u pëlqen puna e tyre dhe duan ta ndryshojnë atë, por nuk kanë
gjetur ende mundësinë e duhur. Gjithsesi, pyetjet rreth parave dhe shpërblimeve
janë shumë personale për t’u bërë.

“Sa të ka kushtuar?”

Blerjet mund të jenë një tjetër temë e
pakëndshme. Ndoshta po pyesni thjesht për koston e artikullit sepse
miku/mikesha juaj ka blerë kohët e fundit të njëjtën gjë dhe ju thjesht
dëshironi të krahasoni çmimet.

Por bashkëbiseduesi
juaj mund të mendojë se po përpiqeni të vlerësoni gjendjen e tyre financiare
dhe aftësinë për të përballuar blerje të caktuara.

Si t’u përgjigjeni pyetjeve të sikletshme?

Çfarë ndodh nëse
dikush ju bën një pyetje të pakëndshme? Veprimet e mëposhtme mund të jenë shumë
të dobishme:

Ndryshoni temën

Jepni një përgjigje të shkurtër

Refuzoni të përgjigjeni

Shumë shpesh,
injorimi i një pyetjeje do të jetë e mjaftueshme për ta bërë bashkëbiseduesin
tuaj të kuptojë se është e sikletshme për ju. Ndryshimi i temës dhe dhënia e
një përgjigjeje të shkurtër është gjithashtu një sinjal i mirë që nuk ju
pëlqen.

Megjithatë, nëse bashkëbiseduesi juaj
këmbëngul në përgjigjen, thjesht mund të thoni: “Nuk dua të flas për këtë gjë,
të ndryshojmë temë
“. Është shumë më mirë sesa të zemëroheni, të jeni
nervoz dhe të inatosur në temën që nuk ju pëlqen.

Pyetjet përcaktojnë
rrjedhën e bisedës. Të mësuarit për t’i bërë pyetjet në mënyrë korrekte do të
thotë të bëheni një bashkëbisedues i mirë që tërheq njerëz të tjerë.

You may also like