Pyetja me spec e Luana Vjollcës, Bes Kallaku i nxjerr sekretin Sarah Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bes Kallaku do të jetë kapiten i skuadrës së kuqe në spektaklin e “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës dhe përballë tij do të jetë kapiten i skuadrës së verdhë, Olsi Byluku.

Besi u vendos në një sfidë përballë këngëtarit Butrint Imeri ku zbuluan shumë të pathëna e sekrete. Ata u vendosën në lojën me pije të çuditshme dhe të shpifura, ku nëse Besi dhe Butrinti refuzonin të pinin duhet të zbulonin një “sekret” apo ndodhi në prapaskenat e klipeve me artistët që kishin në tavolinë poshtë gotës së pijeve.

Teksa Besi refuzoi një prej pijeve, fotoja që hapi ishte e Sarah Berishës; me të cilën ai ka bashkëpunuar dhe atij i duhej të zbulonte një sekret mbi të.

Ai tregoi se Sarah shkonte më shumë në Kosovë për të takuar partnerin e saj, Dj PM sesa ky i fundit në Shqipëri për të., shkruan TV Klan.

You may also like