Putini paralajmëron Francën dhe Gjermaninë për armatosjen e Ukrainës

by admin
Spread the love

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, mëngjesin e së shtunës.

Putin u tha të dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën ishte i rrezikshëm, duke paralajmëruar për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare, bëri me dije Kremlini përmes një deklarate.

Ai u shpreh se ishte gati të kërkonte mënyra të tjera për të transportuar grurin e bllokuar në portet e Ukrainës, shkruan BBC .

“Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e grurit, duke përfshirë atë të drithërave në Ukrainë nga portet e Detit të Zi”, është shprehur Putin.

Ndër të tjera, Putin ka konfirmuar gjatë bisedës se Moska është e gatshme të rinisë negociatat me Kievin.

Rruga Press

You may also like