Putini merr masa të menjëhershme për ushtarët rebelë, dërgon në front gjeneralin “e tmerrshëm”: Ai i zhveshi ushtarët, i lidhi dhe…

by admin
Spread the love

Të dhënat e fundit nga shërbimet ndërkombëtare të inteligjencës, tregojnë se mes ushtarëve rusë ka një frymë rebelimi.

Nën një realitet të tillë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka dërguar në front drejtuesit më të ashpër të ushtrisë, në tentativë për të kontrolluar elementët që kundërshtojnë luftën, në përpjekje për t’i bërë shembull dhe për të ndalur përhapjen e një qëndrimi të tillë.

Shërbimet e inteligjencës së Kievit, kanë bërë me dije se një gjeneral rus, i dërguar në Ukrainë për të vendosur disiplinën, i ka zhveshur dhe lidhur ushtarët të cilit nuk bindeshin ndaj urdhrave të eprorëve të tyre.

Në një audio të përgjuar të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, dëgjohet një ushtar rus duke i thënë një miku që Kremlini ka dërguar një gjeneral, të quajtur vetëm si ‘Muradov’.

Ndërsa emri i plotë i gjeneralit nuk zbulohet në diskutim, ka të ngjarë që ushtari po i referohet gjenerallejtënant Rustam Muradov – zëvendës komandant i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë, i njohur për mbikëqyrjen e luftimeve brutale në luftën civile siriane.

“Epo, Muradov mbërriti dhe organizoi një gjykatë demonstrative,” tha ushtari, duke shtuar se ai e disiplinoi njësinë e tij sepse “askush nuk donte të vazhdonte përpara”.

“Komandantët nuk donin t’i çonin djemtë e tyre drejt vdekjes. Vetë djemtë thjesht nuk ishin gati. Kështu që dje Muradov mori masa për t’i bërë shembull, i zhveshi, i detyroi të nxjerrin gjithçka nga xhepat e tyre, i lidhi duart. Pastaj i ngarkuan në autobusë dhe i morën”, shtoi ai.

Nuk u raportua nga autoritetet ukrainase se ku ndodhej ushtari rus kur bëri një telefonatë me mikun e tij, por ky është një shembull tjetër i trupave të Putinit që shfaqin shenja të moralit të ulët mes raporteve për pakësimin e pajisjeve dhe furnizimeve.

Muradov është një nga një sërë figurash ushtarake ruse të sanksionuara nga BE. Atij iu dha titulli Hero i Federatës Ruse në vitin 2017, me çmimin që iu dorëzua personalisht nga vetë Putin.

Rruga Press

You may also like