“Putini firmosi fundin e tij me sulmin ndaj Ukrainës”, ish-agjenti rus: Ditët e tij janë të numëruara, shumë shpejt do e rrëzojnë

by admin
Spread the love

Presidenti rus Vladimir Putin, mund ta ketë dënuar veten me një largim të parakohshëm nga politika, pas vendimit tij për pushtimin e Ukrainës.

Një burim i brendshëm i Kremlinit ka paralajmëruar se masa për pushtimin e Ukrainës ishte “fillimi i fundit” për kohën e tij në pushtet.

Pavarësisht epërsisë ushtarake të Rusisë, Ukraina ka arritur të parandalojë forcën pushtuese që të arrijë objektivat e saj gjatë gjithë rrjedhës së konfliktit.

Ndërkohë që nga ana tjetër presioni politik mbi Vladimir Putin nga rrethi i tij politik ka nisur të ndjehet.
Sipas Jack Barsky, një ish-agjent i KGB-së, i cili spiunoi SHBA-në nga viti 1978 deri në 1988, e më vonë ndërroi anë e u kthye në agjent të Uashingtonin, shprehet se ditët e Putinit në pushtet tani janë të numëruara.

Në një intervistë për CBS News, Barsky hodhi dritë mbi mënyrën se si Kremlini funksionon nën sundimin autoritar të Putinit.

Ai paralajmëroi se dështimet e despotit rus në Ukrainë mund të jenë “fillimi i fundit” për pushtetin e tij. Duke supozuar se ai mund t’i mbijetojë kësaj, Barsky shtoi se, ai do të jetë në telashe nëse situata vazhdon kështu, nëse vazhdojnë të vdesin më shumë ushtarë.

Ai do të ketë një Afganistan në duart e tij, (duke iu referuar pushtimit sovjetik të Afganistanit në 1979). Dhe siç e dini, Afganistani ishte fillimi i fundit të Bashkimit Sovjetik dhe Ukraina mund të bëhet fillimi i fundit të Putinit si diktator“, u shpreh ish agjenti.

I njohur me punët e brendshme të Kremlinit, Barsky beson se Putini nuk do të tregojë asnjë lloje mëshire për “vuajtjet e popullit rus”.

Duke vënë në dukje “kontrollin e ngushtë të pushtetit” të Putinit, ai shtoi: “Për sa kohë që ai kënaq rrethin e tij të brendshëm pra njerëzit që po e mbështesin drejtpërdrejt, ai nuk ka shumë frikë sepse është shumë i mbrojtur“.

Kujtojmë se luftimet në Ukrainë kanë arritur një fazë vendimtare, pasi pas disa muajsh ofensivë ruse, Kievi tani ka nisur një kundërofensivë që synon të largojë kundërshtarët e tyre nga rajonet kryesore në jug dhe në lindje të vendit.

Rruga Press

You may also like