Putini dërgoi sozinë e tij për të vizituar Mariupolin? Eksperti amerikan: Kinezët po e përdorin ‘ujkun e vjetër’!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vizitat e fundit të Presidentit rus Vladimir Putin në Krime dhe Mariupol, të ndërmarra menjëherë pas lëshimit të fletë-arrestit për udhëheqësin rus nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, u panë si mesazh i Putinit drejtuar Perëndimit dhe popullit rus nga ekspertët e marrëdhenieve ndërkombëtare.

Për SkyNews, Robert Service, profesor emeritus i historisë ruse në Kolegjin St Antony, Universiteti i Oksfordit, ndërsa komentonte vizitën e Putinit në Mariuopol tha se gjithçka mund të mos jetë ashtu siç dukej.

Service tha se ka “disa dyshime” nëse zoti Putin ishte në qytet, duke shtuar dyshimet se personi aty mund të kishte qenë një sozi e udhëheqësit rus.

Teksa analizonte pamjet e vizitës, Putin tha: “Epo shikoni krahun e tij të djathtë, i cili zakonisht nuk lëviz shumë – po lëviz shumë në filmat e lajmeve. Dhe ka pasur spekulime se të gjitha sjelljet e personit në fjalë në publik janë të ndryshme nga karakteri ose cilësitë e tyre reale.

Elementi tjetër që të ngjall dyshime është se ai do të duhej të kthehej shumë shpejt në Moskë, për të bërë gjithçka që ka bërë sot.”

Agjenda e kësaj të hëne për Putinin ka qenë e mbushur me zhvillime, teksa udhëheqësi rus ka pritur udhëheqësin kinez Xi Jinping në vizitën e tij zyrtare 3-ditore në Moskë. Ai u drejtua për një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për të vijuar më pas në pritjen e presidentin kinez i cili ndodhet në Moskë për një vizitë 3-ditore.

Dhe, në vizitën e Xi Jinping, çfarë kërkon Kina nga Rusia?

Kina i ka ofruar Rusisë një plan për të zgjidhur “krizën akute” në Ukrainë, i cili u mirëprit nga Putin në fillim të bisedimeve me Xi Jinping në Kremlin. Presidenti rus i tha homologut të tij kinez se ai i kishte parë propozimet e tij për një rezolutë me respekt.

Sidoqoftë, profesori i historisë ruse Robert Service në një koment referuar kësaj çështje shprehet: “Unë nuk mendoj se Presidenti Xi dëshiron një lloj Rusie më të madhe. Dua të them, ai po përpiqet të ndërtojë një Rrugë të re Mëndafshi përgjatë ish-Bashkimit Sovjetik në jug, e cila bie ndesh me interesat e Rusisë së Madhe.

Pra, ajo që po bëjnë kinezët është të përdorin këtë ujk të egër, Rusinë, në marrëdhëniet ndërkombëtare për të shkaktuar telashe për NATO-n dhe Amerikën sa më shumë që të jetë e mundur, pa u dashur kinezët të ngrenë gishtin.”


Top Channel

You may also like