Putin trishton botën! Anekson katër rajone të Ukrainës/ Zelensky: Me të nuk ka më negociata

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi sot atë që dikur Rusia e kishte kusht për mos nisjen e sulmit ndaj Ukrainës, konfirmimin se vendi nuk do anëtarësohej në NATO.

Kërkesë e bërë në të njëjtën kohë kur Rusia aneksoi me referendumet e saj false 15 përqind të territorit ukrainas.

“Ne kemi vërtetuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës dhe po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO të Ukrainës”, tha Zelensky.

Por Zelensky pas takimit urgjent me Këshillin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, njoftoi se për shkak të përshkallëzimit të situatës deri në këto përmasa, mundësia për një marrëveshje me presidentin Putin nuk është më në tavolinë.

“Putin nuk e di se çfarë është dinjiteti dhe ndershmëria. Kjo është arsyeja pse ne jemi gati për dialog me Rusinë, por jo me presidentin që e drejton atë aktualisht”, shtoi Zelensky.

Presidenti rus nënshkroi këtë të premte traktatet që shënojnë fillimin e procesit për aneksimin nga Rusia të disa pjesëve të Ukrainës, si Zaporizhia, Donetsk, Luhansk, Kherson në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Veprimi përfaqëson një përshkallëzim të fortë të konfliktit në Ukrainë, dhe i jep te drejtë Putinit, siç ai ka thënë, të pretendojë së nëse Ukraina do të tentojë t’i marrë këto territore mbrapsht atëherë ky do të ishte një sulm ndaj vetë Rusisë, duke rritur kështu rrezikun e përdorimit të armëve më të rënda deri te ato bërthamore.

“Populli e bëri zgjedhjen e tij, ishte një zgjedhje e pastër”, tha në fjalimin pompoz drejtuar kombit, Vladimir Putin në një sallë të mbushur me zyrtarë.

“Jam i sigurt që Asambleja Federale do të mbështesë katër subjektet e reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve”, Përfundimi është e drejtë natyrale” e atyre që kanë votuar”, tha Putin.

Por ndryshe paraqitej Puti në 2014, atëherë kur ai njësoj si sot aneksoi Krimenë, asokohe presidenti bëri një hyrje pompoze në territorin e aneksuar , pas mbërritje me një flotë të madhe ushtarake .

Një vizitë që lufta në vazhdim në Ukrainë nuk ia lejon ta bëjë në territoret që ai tashmë pretendon se i takojnë Rusisë.

Referendumet e mbajtura në Ukrainë janë cilësuar si të rreme dhe të manipuluara nga SHBA-ja dhe Perëndimi, të cilat e kanë bërë të qartë se nuk do t’i njohin ato.


Top Channel

You may also like