Putin telefonon homologun izraelit, çfarë biseduan

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Isaac Herzog.

Në qendër të diskutimit kanë qenë marrëdhëniet e tensionuara midis vendeve të tyre dhe situatën e Agjencisë Hebraike në Rusi në një bisedë telefonike më 9 gusht.

Ministria ruse e Drejtësisë ka bërë hapa për ta shpërbërë krahun rus të agjencisë, e cila promovon emigracionin në Izrael, pavarësisht protestave nga Izraeli.

Rusia e akuzon organizatën për shkelje të ligjeve të vendit, dhe sipas raportimeve të mediave, mbledhje të paligjshme të të dhënave personale nga qytetarët rusë.

Disa izraelitë e kanë parë këtë si ndëshkim për kritikat e Izraelit ndaj fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Çështja kundër agjencisë do të shqyrtohet më 19 gusht.

Diskutimi ishte “i hapur dhe i sinqertë”, tha zyra e Herzogut. Ai ishte kryetar i Agjencisë Hebraike përpara se të merrte postin e presidentit.

“Të dy presidentët theksuan fushat e rëndësishme të bashkëpunimit midis Izraelit dhe Rusisë dhe ranë dakord të mbajnë kontakte” njoftoi zyra e Herzogut.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gjë që ka shtyrë Perëndimin të vendosë sanksione të ashpra kundër Moskës zyrtare.

You may also like