Putin sërish baba në moshën 69-vjeçare?

by admin
Spread the love

E përditshmja britanike Mirror, duke cituar disa raporte shkruan këtë të shtunë se Presidenti rus Vladimir Putin do të bëhet sërish baba. 69-vjeçari thuhet se ka dy fëmijë me ish-gjimnasten Alina Kabaeva, e dashura e tij 39-vjeçare.

Tani, sipas medias britanike, çifti po pret një vajzë. Sipas raportimeve, Putin duket se nuk është fort i lumtur për këtë fakt dhe mësohet të jetë shprehur: “Kam mjaftueshëm fëmijë dhe kam pasur mjaftueshëm vajza kohë më parë”.

Jeta private e Vladimir Putin ka qenë gjithnjë e mbuluar me mister dhe sekrete. Për këtë arsye mbetet e paqartë sa fëmijë ka ai.

Të vetmet vajza që dihen se janë të tijat janë Maria Vorotsova, akademike dhe biznesmene 37-vjeçare dhe Katerina Tikhonova, ish-kërcimtare dhe shkencëtare, 35-vjeçe. Të dyja vajzat vijnë nga martesa e Putin me ish-bashkëshorten Lyudmila.

Në Mars të 2015-s u tha se Kabaeva solli në jetë një djalë në një klinikë VIP në Zvicër. Ndërsa në 2019-n u raportua se lindi binjakë në Moskë.

Në 2022, një gjinekolog tha për mediat zvicerane se binjakët ishin djem, që do të thotë se Putin ka dy djem të moshës 7 dhe 3 vjeç nga e dashura e tij, e cila dikur u vlerësua me çmimin Mjeshtre e Nderuar e Sporteve.

You may also like