Putin në dilemë, Shtëpia e Bardhë: Ne nuk duam një armëpushim tani në Ukrainë!

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, përmes një konferencë për shtyp në minutat e fundit ka deklaruar se fokusi i SHBA-së pas samitit të Moskës qëndron në marrëdhëniet Kinë- Rusi.

Xi Jinping e ka reklamuar Kinën si ndërmjetësuese të paqes për luftën në Ukrainë. Ndërkohë, Vladimir Putin ka mirëpritur propozimet e Pekinit për një “zgjidhje” të konfliktit – duke iu referuar planit të tij të paqes prej 12 pikash, i cili kërkon një armëpushim të menjëhershëm nga të dyja palët.
Sidoqoftë, Kirby paralajmëron: “Një armëpushim tani, duke ngrirë linjat aty ku janë, në thelb i jep [z. Putin] kohën dhe hapësirën që i nevojitet për t’u përpjekur për të ripajisur, për të rindërtuar, për të kompensuar shpenzimet e burimeve.”
Sipas Kirbyt, Xi duhet t’i kërkojë Rusisë që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës nëse dëshiron të luajë ndonjë rol konstruktiv në konflikt. Ndjekja e kartës së OKB-së do të thotë se Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina, tha ai.
“Ne nuk kemi parë asgjë që Xi dhe Putin kanë thënë për të na bërë të besojmë se lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti”, shtoi Kirby.
Megjithëse ai nuk do t’i quante marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës një aleancë, ai tha se është e qartë se të dy vendet “do të donin ta shihnin botën të luante sipas rregullave të tyre”.

Lexo edhe:

Qasja e Putinit ndaj planit kinez për paqe “mobilizon” Ukrainën, Zelensky “ofertë” Pekinit


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like