Putin nderohet në Ballkan – Shqip

by admin
Spread the love

Lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, i dha presidentit rus Vladimir Putin Urdhrin e Republika Srpska për “patriotizëm dhe dashuri për RS”.

Ndodhi kjo në një ceremoni në Banja Luka.

“Putini është përgjegjës për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve politike dhe miqësore midis Republikës Srpska dhe Rusisë. Ai ka merita në fushën e aktiviteteve publike që kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm dhe të ndërsjellë politik, ekonomik, social dhe ekonomik”, tha Dodik.

U theksua gjithashtu se Putini është përgjegjës për “kujdesin dhe dashurinë veçanërisht patriotike për RS”.

Ndodh kjo ndërsa presidenti rus po përjeton një izolim ndërkombëtar për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, por ku ka aleatë vetëm serbët.

Këta të fundit, shohin te Putin “shpëtimtarin” e tyre në rajon. /tesheshi.com/

You may also like