Putin e burgosi për përhapje të “informacionit të rremë”/ Aktivisti rus merr çmimin për të drejtat e njeriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një kundërshtar i Vladimir Putin, i cili aktualisht është i burgosur në Rusi, është shpërblyer me një çmim për të drejtat e njeriut.

Vladimir Kara-Murza, 41 vjeç, u burgos me akuzën e përhapjes së “informacionit të rremë” për ushtrinë ruse në prill.

Autoritetet ruse më vonë shtuan akuzat për tradhti ndaj tij, akuza të cilat zoti Kara-Murza i mohon. Ai ishte më parë bashkëpunëtor i liderit të opozitës Boris Nemtsov, i cili u vra pranë Kremlinit në vitin 2015.

Aktivisti rus gjithashtu u mbijetoi helmimeve në 2015 dhe 2017 për të cilat ai fajësoi Kremlinin dhe për të cilat zyrtarët rusë e mohuan.

Z. Kara-Murza tani i është dhënë çmimi Morris Abram nga UN Watch, një organizatë me bazë në Gjenevë që promovon të drejtat e njeriut.

Gruaja e tij, Yevgeniya, pranoi çmimin në emër të tij gjatë një ceremonie dje në mbrëmje dhe lexoi një letër nga bashkëshorti i saj, e cila përshëndeti gazetarët, avokatët, artistët, priftërinjtë, politikanët, oficerët ushtarakë dhe të tjerë “të cilët kanë refuzuar të thonë të heshtin përpara këtë mizori, edhe me çmimin e lirisë personale”.

“Që nga shkurti, mbi 19,000 njerëz u arrestuan nga policia në të gjithë Rusinë për protesta kundër luftës. Unë dua t’ua kushtoj këtë çmim të gjithëve,” thuhej në letër.

Kara-Murza përmendi gjithashtu shifrat e fundit nga Memorial, një grup rus i të drejtave të njeriut që ndau çmimin Nobel të Paqes të këtij viti, se tani ka rreth 500 të burgosur politikë në Rusi.


Top Channel

You may also like