Puthjet e përqafimet nuk kanë fund, por Einxhel e Dagz refuzojnë të quhen “çift”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas puthjes së shumëpritur të tyre, Einxhel dhe Dagz duket se janë “çliruar” dhe po shijojnë romancën e tyre. Madje, ata kaluan natën në suitë ku nuk munguan momentet intime së bashku në xhakuzi.

Megjithatë, ata refuzojnë të quhen çift, pavarësisht afrimitetit.

Në një bisedë gjatë mbrëmjes së kaluar, Einxhel po i thoshte që të imagjinonte po të kishte lënë shtëpinë të martën, kur ishte në nominim me Sarën.

Ndërsa DJ Dagz i tha se nuk do të ishin bashkë dhe nisnin të pyesnin njëri-tjetrin nëse janë cift. Pasi Dagz e çoi bisedën tek martesa, Einxhel qeshi dhe shkëmbyen puthje.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Imagjino të kishe dalë të martën. Imagjino.
Dj Dagz: Nuk do kisha qenë me ty.
Einxhel: Po.
Dj Dagz: S’jam me ty akoma.
Einxhel: Pse?
Dj Dagz: S’jemi çift, apo jemi?
Einxhel: Jo. Banorë, banorë.
Dj Dagz: Njerëzit kur të vijë dita të martohen, do pyeten a jeni gati të jeni banorë banorë?
Einxhel: Dita me u martu?
Dj Dagz: Po.


You may also like