“Puthje, puthje”, Donaldi dhe Romeo rikthejnë në emision takimin me Bora Zemanin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Emisioni i binjakëve Donald dhe Romeo Veshaj ka nisur me një situatë të papritur.

Në nisje të emisionit Donaldi dhe Romeo kanë imituar takimin e Donaldit me Bora Zemanin gjatë BBV. Pasi dhe balerinat përfunduan me performancën, vëllezërit Veshaj zhvilluan një dialog shumë të shkurtër, ku nuk munguan as notat e humorit:

Romeo: “Që kur i kam thënë ndiq zemrën tënde ka ikur për lesh”.

Donaldi: “Po iki me balerinën. Erdha të dilja pak te promo, sa të bëja içik zhurmë, dhe do iki se unë jam artist, unë jam piktor”.

Romeo: “Më ndihmo në puntatën e parë, të të bëj nja dy pyetje, të më japësh nja dy lajme”.

Në vazhdim ata kanë imituar dhe disa fragmente nga takimi i tij në BBV me moderatoren Bora Zemani, ku Romeo i gjuan me shuplaka fytyrës Donaldit.

Gjatë “performancës” ata zhvilluan një dialog të shkurtër me fjalët që moderatorja i tha atij në takimi.

“Kam frikë”- tha Donaldi dhe Romeo iu përgjigj: “Për çfarë ke frikë?”

Më tej Romeo e puthi Donaldin në ballë dhe në të dyja faqet, njësoj siç bëri ai në takimin e tij me moderatoren, Bora Zemanin.

Në sfond dëgjoheshin dhe zhurmat e publikut në studio të cilët thërrisnin: “Puthe, puthe”


You may also like