Puthje e përqafime në shtrat – a po krijohen çiftet e para në Big Brother VIP Kosova?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë nisur flirtimet e para mes banorëve të Big Brother VIP Kosova. Janë reperi Getinjo dhe Vivien që çdo ditë e më shumë po bëhen të afërt me njëri-tjetrin dhe kjo gjë është dëshmuar edhe së fundmi.

Në orët e para të ditës së sotme (e diel) dyshja janë parë më të afërt se asnjëherë tjetër duke ndarë edhe puthje dhe përqafime teksa ndodheshin në shtrat.

Më ndryshe nuk ishte as për reperin tjetër, Stresi i cili u pa duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë modeles Gresa.

Kujtojmë që gjatë këtyre ditëve Stresi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi risolli historinë e tij të dashurisë me ish-bashkëshorten, Kejsin.

Reperi nga Shqipëria pranoi se e ka tradhtuar ish-gruan dhe e quajti gabimin më fatal të tij ndërsa nuk e mohoi mundësinë e ribashkimit me të.

You may also like