Putha Diolën, dua të puth Oltën, por ajo…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bledi Mane është kthyer pa diskutim në një prej banorëve më të komentuar të këtyre 48 orëve të para të qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP. Që pasi u bë pjesë e këtij formati, ai nuk ka ngurruar të shprehë batutat e tij aq pikante, që bëjnë në të njëjtën kohë edhe shumë bujë në rrjet.

Së fundmi, në një bisedë me disa prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Bledi u pyet se cilës prej vajzave do dëshironte t’i jepte një puthje, meqë shumë prej tyre janë single. Mirëpo gazetari habiti shumë teksa theksoi se nuk e kishte problem edhe të puthte gra të martuara.

Madje, ndërsa po fliste me Kristin, gazetari u shpreh se edhe pse ka pak orë në shtëpinë e Big Brother, ai ia ka dalë të puthë Diolën, ndërsa mendon se asaj i ka pëlqyer. Ndër të tjera, Bledi tha se dëshiron të puthë dhe Olta Gixharin, por sipas tij, aktorja ka disa barriera.

“Unë as 24 orë nuk kam dhe ngela duke bërë biseda e debate, unë shkova putha atë dietologen. Mu duk se e pëlqeu. Unë për atë punë dua të puth dhe Oltën po ka ca barriera, jo nga frika e partnerit, por duke menduar që është staturë tjetër,” tha Bledi Mane.

You may also like