Pushtohet qendra stërvitore e Cruzeiros, reagon “Fenomeni”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ronaldo “Fenómeno” zbuloi këtë të martë se qendra stërvitore e Cruzeiros (klub që u ble nga ish-lojtari brazilian në vitin 2021) u vandalizua nga rreth 30 persona. “Fenomeni” tha përmes kanalit të tij Twitch se do ta denoncojë rastin në polici.

“Sot, për fat të keq, “Toca da Raposa” (emri i qendrës stërvitore të Cruzeiros) u pushtua nga pak a shumë 30 persona, 30 vandalë, të cilët, pavarësisht se nuk kishin ushtruar dhunë, kryen një akt dhune kur pushtuan terrenin. Tashmë kemi një bashkëbisedues që flet me tifozët për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve që ata kërkojnë. Për mua janë vandalë, pushtues.

Kjo për mua është një çështje e policisë. Le të shohim nëse kemi imazhe për t’ia dorëzuar policisë dhe kjo nuk do të ndodhë më. Le të bëjmë detyrat tona të shtëpisë për ta bërë më të vështirë për këta njerëz aksesin në ndeshjet tona. Kjo lloj sjelljeje është e papranueshme dhe më befasoi”, tha braziliani.

Më tej, “Fenomeni” shtoi:

“Për mua, ata nuk janë tifozë. Ne do të marrim masa, nuk do ta tolerojmë këtë lloj sjelljeje në vendin tonë të punës dhe ku kemi nevojë për qetësi. Këta mbështetës të rremë nuk do të tolerohen. Unë premtoj që herën tjetër që të ndodhë diçka e tillë, këta persona do të identifikohen dhe nuk do të hyjnë më kurrë në stadium në një ndeshje të Cruzeiros”, përfundoi Ronaldo “Fenomeni”.

Ronaldo “Fenomeni” e bleu klubin brazilian të Cruzeiros në vitin 2021. Sezonin që u mbyll luajti në Serinë B, duke fituar të drejtën për t’u ribashkuar me skuadrat e elitës, në A. Legjenda braziliane ka premtuar se do t’i kthejë këtij klubi lavdinë e dikurshme.


Top Channel

You may also like