Pushtimi rus në muajin e gjashtë, Perëndimi i dërgon 30 sisteme raketore Ukrainës!

by admin
Spread the love

Hyrjen në muajin e gjashtë, pushtimi rus në Ukrainë e shënon me bombardime të pamëshirshme të ushtrisë ruse në Veri, jug dhe në lindje të vendit fqinj, ku luftimet vazhdojnë pandërprerë.

Për ushtrinë e Moskës, megjithatë, ofensiva nuk pa kosto: të dhëna të shumta tregojnë se ajo po përballet me vështirësi për zëvendësimin ose riparimin e qindra pjesëve të pajisjeve ushtarake të dëmtuara në luftime, teksa Kievi pohon se do të avancojë me perpjekjet për të rimarrë territorin e humbur.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi për luftime të paqarta në lindje dhe në rajonin e Hersonit në jug, që u pushtua nga rusët në fillim të luftës. Numri i ulët i personelit po e bën më të vështirë për komandantët rusë që të vendosin nëse duan të forcojnë ofensivën e tyre në lindje, apo të forcojnë mbrojtjen në perëndim të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë sakaq mund t’i dërgojnë Ukrainës deri në 30 sisteme raketash me shumë lëshime që kanë qenë shumë efektive deri më tani në shkatërrimin e depove të armëve ruse.

Lajmin e pohoi kongresmeni amerikan, Adam Smith, kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili thotë se qëllimi aktual është rritja e numrit të sistemeve raketore të vendosura në Ukrainë në 25-30.

Ukraina ka kërkuar të paktën 50 nga sistemet e raketave me preciziion të lartë, duke përfshirë sisteme raketore M270, sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS) dhe sisteme taketore me lëvizshmëri të lartë M142 (HIMARS). Sistemet mund të lëshojnë raketa shumë prapa linjave të armikut me një saktësi prej disa metrash, duke i bërë ato shumë efikase.


Top Channel

You may also like