Punoja nga ora 6 e mëngjesit në 8 të darkës në ndërtim

by admin
Spread the love

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo ka ndërmarrë një aventurë të re, që nuk ka të bëjë aspak me muzikën. Ai është një banorët e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, ndërsa duhet theksuar se ishte konkurrenti i parë që hapi dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Gjatë tre ditëve të para, banorët kanë treguar histori të ndryshme nga jeta e tyre, duke kaluar momente të mira me njëri-tjetrin. Teksa po flisnin për njerëzit që janë dembelë e nuk punojnë, Getinjo ka zbuluar se kur nuk ka pasur gjendje të mirë ekonomike, ai është detyruar të bëjë edhe punë në ndërtim nga ora 6 e mëngjesit në orën 8 të darkës.

“Unë vet kam hapur kamarier, shankist(menaxher), kam lyer, e kam kapur hilltin (punëtor ndërtimi) në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, u shpreh ndër të tjera reperi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Një ditë më parë, Getinjo habiti banorët teksa deklaroi se toka është e sheshtë. “Unë i kam pas 13 vjet kur kam thanë që bota është “flat” (e rrafshët). Edhe hala e mendoj. E di që na kanë mësu në shkollë, po unë s’e besoj”- është shprehur Getinjo.

You may also like