Punëtorët i reagojnë Arsovskës: Na largoi për qëllime politike!

by admin
Spread the love




Pas deklaratës së kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska kanë reaguar 33 punëtorët e larguar. Ata deklarojnë se janë larguar nga puna për pazare politike, ndërkaq mohojnë deklaratat e Arsovkës se të njëjtit nuk kanë qenë të rregullt në vendin e punës dhe se nuk kanë kryer detyrimet.

“Duam të njoftojmë opinionin e gjerë se largimi jonë është bërë thjesht për pazare politike, dhe jo për shkak të parregullsisë tonë në punë, e aq më pak për shkak se jemi të panevojshëm. Rregullsia jonë mund të vërtetohet lehtë nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe nënshkrimeve nëpër listat evidentuese të punëtorëve, sa i përket sistemit elektronik qëllimisht nuk u jepen të gjithëve kartelat e nevojshme pikërisht për manipulime të këtilla! Të gjitha vendet e punës nga largimi jonë do të mbushen me militant partiak, sepse ky edhe ishte qëllimi”, thuhet në deklaratën e tyre.

Në reagimin e përbashkët të 33 punjonësve,  tashmë të larguar, më tej thuhet se arsyetimi për mos vazhdimin e kontratave të punës për ta  është edhe më indinjues, ofendues, nënçmues dhe diskriminues , se sa vet fakti i mosvazhdimit të kontratave. /SHENJA/


You may also like