Punëtorët e sektorit privat javën tjetër në protestë, i japin afat Qeverisë për realizmin e kërkesave – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetarët e shoqatave të sektorit privat kanë mbajtur mbledhje ku kanë vendosur që javën tjetër të fillohet me protesta, raporton Shqip.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi në një konferencë për media ka bërë të ditur se me vendim unanim janë dakorduar që t’i japin edhe një javë afat Qeverisë për realizmin e kërkesave të tyre.

Ai më tej ka shtuar kërkesë e tyre është që edhe punëtorët e sektorit privat të subvencionohen me nga 50 euro sikurse ata të sektorit publikë.

“Unë iu njoftoj opinionin që protesta të fillojë javën tjetër. Ne edhe një javë po i japim afat Qeverisë që kërkesën tonë ta shqyrtojë mirë dhe po i shtjerrim të gjitha mundësitë, prandaj vendosëm që të shtyhet për një javë”.

“Sipas planeve orientimisht ka qenë të hyhet të enjten. 30% të shoqatave kanë kërkuar të shtyhet javën e ardhshme dhe në mënyrë unanime kemi vendosur”.

Qeveria e Kosovës në masat për ta luftuar inflacionin, ka ndihmuar punonjësit e sektorit publik me nga 50 euro për tre muaj rresht.

Nga 100 euro u janë ndarë pensionistëve, ndërsa nga 100 euro u janë premtuar edhe studentëve dhe punonjësve të ndërmarrjeve publike.

You may also like