Punët që bëjnë gratë për 6 orë, unë i bëj për 1

by admin
Spread the love

Alfred Çako ishte një nga të ftuarit e kësaj jave në rubrikën ‘Trotuar’ në emisionin ‘E Diell’ në Top Çhannel. Teoricieni i njohur shqiptar ka habitur të gjithë të ftuarit e panelit në këtë emision, teksa ka bërë deklaratën e ççuditshme se punët e shtëpisë që gratë i bëjnë për gjashtë orë, ai i bën për një orë.

Duke folur për temën ‘Të rikthehesh te prindërit, kënaqësi apo bezdisje’, Cako foli për periudhën kur ka nisur punë, ndërsa tregoi eksperiençën e tij personale në familje dhe punët e shtëpisë që bën.

“Unë personalisht kam filluar punë me tre turne në minierë kur isha 17 vjeçç për shkak të kushteve dhe e kam filluar punën duke ngarkuar nga 13 vagona në ditë, me mineral brenda në thellësi të mëdha. Dhe këto punët e vogla që thoni ju, hekurosje e kështu, kur ikën ndonjëherë nusja në Korççë dhe unë rri me djalin, ai i thotë që jam më mirë dhe më komod me babin.

Kur ikin ato, unë e mbaj shtëpinë dritë. E di si më duken mua këto punët e shtëpisë që bëjnë gratë? Ato që i bëni këto për 6 orë, unë i bëj për një orë të gjitha. Fshij shtëpinë, i bëj mëngjesin ççunit, bëj drekën” – tha Alfred Çako në rubrikën ‘Trotuar’ në emisionin ‘E Diell’, duke marrë edhe kundërshtinë e grave të tjera në panel.

You may also like