Puna është një pjesë thelbësore e qenies njerëzore, dhe robotët nuk do të na e heqin – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Marcelo Gleiser

Njerëzit mund të përkufizohen si specie që prodhojnë mjete komplekse nga lëndët e para. Ne e filluam dikur duke përdorur zjarrin për të gatuar ushqim dhe duk krijuar tenxhere. Sot kemi makina që na ndihmojnë të mendojmë, të nxjerrim metale dhe të eksplorojmë botë të tjera nëkozmos.

Por a po na ndihmon, apo po na pengon teknologjia? Ideja se mekanizimi dhe teknologjia do të na sjellin kohë të lirë të bollshme, në mënyrë që ta shijojmë jetën në maksimum, është po aq e vjetër sa edhe vetë teknologjia. Përdorimi i kafshëve bujqësore për të punuar arat, i kurseu njerëzit nga një punë fizike shumë e rëndë.

Romakët përdornin mullinjtë e ujit dhe erës për të bluar drithin dhe për të ngritur ujin nëzonat më të larta për të ujit ujitur tokat. Motorët me avull e ndryshuan rrënjësisht botën. Ndërsa ecim nëpër shekuj, lista e shpikjeve shtohet, dhe po ashtu edhe ndikimi i tyre.

Tirania e kohës së lirë

Gjithmonë pritshmëria ka qenë që ndërsa teknologjia dhe mekanizimi i punës bëhej mësofistikuar, njerëzit do të kishin më shumë kohë të lirë në dispozicion. Megjithatë, nëse do të pyesnim sot shumicën e njerëzve nëse kanë më shumë kohë të lirë, përgjigja do të ishte jo.

Pavarësisht të gjitha makinerive dhe teknologjisë, njerëzit ndihen më të zënë se kurrë mëparë. Po çfarë shkoi keq? Së pari, është problemi i kërkesës në rritje. Edhe nëse teknologjia dhe mekanizimi po e shtojnë prodhimin, rritja e kërkesës bën që përfitimet e produktivitetit të jenë joefikase.

Një popullatë botërore në rritje dhe me një oreks në rritje për burime, e sfidon vazhdimisht atë që mund të bëjë teknologjia e re. Imagjinoni një të ardhme, kur automatizimi arrin një pikë ku makinat mbulojnë shumicën e detyrave që na mbajnë aktualisht të zënë.

Drejtimi i makinave, shkrimi i memove, programimi i kompjuterëve, rregullimi i makinerive, arat bujqësore, diagnostikimi dhe operimi i pacientëve – asnjë nga këto punë nuk do të kërkojë më dorën e njeriut. Sa e patolerueshme do të ishte për psikikën tonë gjithë kjo kohë e lirë e fituar?

Ne kënaqemi shumë duke parë televizor, duke u stërvitur apo edhe duke dalë me miqtë dhe familjen. Në një moment ndiejmë dëshirën për t’u marrë me diçka. Puna mund të mos na bëjë të lirë, siç thuhej në citatin e tmerrshëm në hyrje të disa kampeve naziste të përqendrimit. Megjithatë, ajo është një pjesë integrale e asaj që jemi si njerëz. Nëse jemi joproduktivë për një periudhë të gjatë, është e vështirë të shmangin ndjenjën e të qenit të pavlefshëm. Edhe kur kemi kohë të lirë, apo kur dalim në pension, ne gjejmë hobi qëjemi të angazhuar me diçka.

Këtu nuk po flas këtu për punë të rënda dhekeqpaguara, një dukuri që është imorale nga pikëpamja etike. Është e qartë se kjo nuk është forma e punës që kam ndërmend. Nuk dua përmend as problemet sociopolitike të lidhura me punën, siç janë programet e të ardhurave universale, pasi ato janë një temë krejtësisht tjetër.

Puna si një shprehje personale thelbësore

Ne jemi organizatorë, ndërtues etj. Pritshmëria se teknologjia do të na lejonte të kishim më shumë kohë të lirë, duke na bërë kësisoj të ndihemi më të lirë, e keqkupton natyrën tonë. E ngatërron lirinë me të mospunuarit fare. Por kjo premisë duket e gabuar, sepse puna sjell njëfarë kënaqësie për shumë njerëz.

Vlera e punës shkon përtej pagës që marrim. Kur nuk merremi me punët rutinë, ne gjejmë hobi të ndryshme, bashkohemi në grupe vullnetare dhe përfshihemi në aktivitete që na mbajnë të zënë, duke na sjellë njëfarë kënaqësie. Njerëzit janë një specie që punon, ashtu si shumica e kafshëve.

Të jetosh ka të bëjë me të qenit i zënë, qoftë me kërkimin e ushqimit dhe ndërtimin egodinave të banimit, hartimin e fushatave të marketingut apo dizenjimin e anijeve hapësinore. Teknologjia dhe automatizimi, do të vazhdojnë të na çlirojnë nga disa nga detyrat tona, por po ashtu do të krijojnë mënyra të reja për të na mbajtur të zënë.

Kompjuterët mund të kryejnë shumë nga aktivitetet tona të përditshme, por pjesën më të madhe të ditës ne ende ulemi para tyre. Shmangia e telefonave tanë për më shumë se 1 orë,duket e paimagjinueshme për shumicën e njerëzve.

Të jesh i lirë do të thotë në njëfarë kuptimi të jesh në gjendje të zgjedhësh se si ta përdorëshkohën. Cilatdo qofshin zgjedhjet tona individuale (dhe privilegjet shoqërore), ne sigurohemi që në një mënyrë a tjetrën të jemi të zënë. Teknologjia dhe automatizimi mund të ndryshojnë zgjedhjet por jo nevojat tona. Puna është një mënyrë për të ushtruar lirinë tonë.

Shënim: Marcelo Gleiser, profesor i filozofisë natyrore, fizikës dhe astronomisë në Kolegjin Dartmauth. Ai është anëtar i Shoqatës Amerikane të Fizikantëve. / Big Think” – Bota.al

Lexo lajme interesante

You may also like