Puna e mirë shpërblehet, Newcastle rinovon me teknikun Eddie Howe

by admin
Spread the love

Eddie Howe është konfirmuar në krye të pankinës së Newcastle dhe pak më parë klubi bardhezi i Premier League ka forcuar pozicionin e teknikut duke i rinovuar kontratën për një periudhë të pacaktuar.

“Kur shoh që e ardhmja ime do të jetë e lidhur me këtë klub ndihem shumë i gëzuar. Kam shijuar çdo moment këtu dhe fakti që jam trajner i Newcastle më bën krenar. Falënderoj lojtarët, stafin dhe tifozët, ky është një vend special. Jam shumë i lumtur që do të vazhdojmë këtë bashkëpunim”, ka thënë Howe.

Tekniku mori drejtimin e qymyrxhinjve në fillim të vitit, kohë në të cilën klubi rrezikonte rënien nga kategoria dhe arriti të mbyllë kampionatin në një pozicion shumë të mirë. / Oversport.tv

Foto: nufc.co.uk

Lexo lajme interesante

You may also like